E njohur nga seriali “Fate të kryqëzuara” Aktorja turke, Nursel Kose, e cila te ne njihet si “Kerimani” është një ndër aktoret, që ka arritur të mbledhë shumë fansa.
”Kerimani”, e cila nga seriali “Fate të Kryqëzuara” njihet si grua lakmitare dhe e dashuruar pas gjërave materiale, në jetën reale ajo është krejt ndryshe. Ajo në realitet është elegante dhe me stil. Kjo shihet nga imazhet e ndryshme që aktorja publikon në rrjete sociale, shkruan rtv21.tv. E kur jemi te këto të fundit, “Kerimani” sot ka hedhur në instagram për 256 mijë ndjekësit e saj një imazh, teksa është shfaqur e rregulluar nga koka deri te këmbët. “Fundjavë e lumtur ..”, ka shkruar aktorja krahas imazhit, në të cilin është veshur tërësisht me të kuqe.
Nursel Kose është e lindur në vitin 1970 në Turqi dhe tani ka 48 vjet. Aktorja njihet edhe me një rol në filmin e mirënjohur “The Edge of Heaven”.

Parlamenti Evropian publikon draft-rezolutën për Shqipërinë
Bleona Qereti kërkon liri për Hashim Thaçin, e quan “idiot” ...
Rama drejt Bordit të Paqes, del fotoja e parë nga Washington...
Gjykata në Gjilan i zëvendëson paraburgimin me arrest shtëpi...
Arrestohen katër persona për shitjen e paligjshme të një pro...
Dy shkelje të rënda në trafik, gjoba deri në 500 euro dhe ma...