Hadise është një nga këngëtaret më të njohur turke.
Këngët e saj janë bërë hite në Turqi dhe është një personazh shumë i komentuar në media. Hadise ndiqet nga mbi 11 milion fansa në rrjetin social Instagram, ku së fundmi ka zbuluar një detaj që nuk e dinim.
Hadise qenka me origjinë shqiptare dhe këtë e ka treguar me një postim ku shfaqet krah nënës së saj. “Mami”-shkruan këngëtarja në foto dhe mesa duket ajo di edhe pak shqip. Ndërkohë që kohë më parë Hadise ka vizituar edhe Shqipërinë, me të cilën e lidh origjina.
Kjo është hera e parë që Hadise publikon këtë detaj nga jeta e saj private dhe sigurisht fansat shqiptarë janë gëzuar pa masë./syri/
Presidenca: Pretendimet për skemë apo plan të organizuar nga...
Hoxha: Bashkëpunim për avancimin e projektit evropian në Shq...
Policia ndëshkon shoferin në Prishtinë për shpejtësi, 400 eu...
FSK ndez flakadanin në kazermën “Adem Jashari” në përmbyllje...
Amerika fillon të përdorë bazat britanike për operacione kun...
Kurti: Arsimi në shqip ka qenë gjithmonë akt përkushtimi dhe...