Ditët që lamë pas, këngëtarja e njohur amerikane Demi Lovato festoi 6 vjetorin e heqjen dorë nga alkooli dhe lëndët narkotike.
Dhe për këtë, ajo dha edhe një intervistë rreth depresionit të kaluar vite më parë për Dr. Phil.
“Hera e parë që unë tentova vetvrasjen ishte në moshën 7 vjeçare dhe kisha një tërheqje ndaj vdekjes!”, – shprehet Demi.
“Kam përjetuar gjëra për të cilat nuk kam folur dhe nuk e di nëse do të flas ndonjëherë. Por në moshën 7 vjeçare tentova të vras veten!”
Sipas Lovatos, vetvrasja ishte mënyra më e mirë për t’i shpëtuar dhimbjes që kaloi.
Nga ana tjetër, ajo shton: “Kjo ndjenjë m’u rikthye kur fillova të bullizohesha dhe të vuaja në fshehtësi çrregullimin bipolar. E kështu iu riktheva të prerave të damarëve dhe tentativave të tjera të vetvrasjes”.
Tashmë, Demi ka arritur t’ja dalë dhe t’i rikthehet jetës së saj normale.
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër