Është gjetur e vdekur këngëtarja britanike, në dhomën e hotelit në Katar.
32 vjeçarja, Daniella Obeng ishte zhvendosur në atë vend për të kërkuar punë, shkruan TheSun, transmeton lajmi.net.
Këngëtarja ishte nënë e një fëmije, ndërsa thuhet që prej vitesh vuante nga epilepsia dhe tumori në tru, që dyshohen të jenë edhe shkaktarët e vdekjes së saj.
Ajo u gjet e vdekur në dhomën e hotelit ku po qëndronte, më pak se një javë pasi arriti në Katar.
I dashuri i saj, i shkatërruar nga mërzia tha se Daniella kishte fituar punë në Katar dhe se gjendja e saj shëndetësore kishte qenë më e mirë kohën e fundit. /lajmi.net/

ShBA thotë se ka nisur pastrimin e minave në Ngushticën e Ho...
Kërcasin plumbat në Ferizaj, rrahje dhe të shtëna, një i dys...
Lot e dhimbje, Albulena Haxhiu ndan pamjet nga varrimi i bab...
Zyrtari policor nën ndalim 48-orësh, akuzohet për ngacmimin ...
Bisedimet SHBA-Iran, CNN: Bota po pret në ankth se a do të k...
Shtrenjtohet pemët, perimet e mishi, ASK njofton për rritje ...