I ftuar pasditen e sotme në emisionin Vizioni i Pasdites, ai ka folur për marrëdhënien me këtë të fundit.
Gjeto ka treguar se janë njohur rastësisht dhe që nga ai moment këngëtarja nuk i është ndarë.
‘A smë ka shkuar mendja ndonjëherë në jetë sepse ishte krejt rrymë tjetër. Kishte ardhur një herë në një dasmë në ishull dhe po më dëgjonte live me këngën ‘Tre mijë vjet me jetu’. Erdhi aty e dëgjoi live, dhe pastaj s’mu nda me telefonata derisa i gjeti edhe numrin gruas time. Rastësisht në Tiranë po ndihmoja dikë te spitali dhe më thotë sa mendjemadh je o burr, hajde dëgjoje një herë materialin!’, u shpreh Gjeto.
Më tej, ai ka deklaruar se Ingriti është punëtore e madhe dhe kur bëhet fjalë tek puna ia nxin jetën.
‘Të dy e kompletojmë njëri tjetrin. Ingriti është e fortë në klipe, punëtore e madhe nuk fle, ta nxin jetën me atë dreq telefoni një milion herë kur ka një klip ose kur ka një këngë. Nuk e lë punën,është korrekte nëpër koncerte e dasma. Kam filluar ta marrë edhe nëpër dasma tani, 90% të koncerteve i bëjmë bashkë’, përfundoi Gjeto Luca.
Rama publikon pamjet: Lirohet një tjetër hapësirë pranë lumi...
Fernandez përballet me tifozët e zemëruar të Chelseat pas hu...
Ulutash: Veriu mbetet i qetë, por ende i ndjeshëm – nevojite...
Përkujtohet 145-vjetori i rënies së heroit Mic Sokoli në Sli...
Anija e tretë sulmohet në Ngushticën e Hormuzit pasi Trumpi ...
“Prishet” marrëdhënia mes Arbeloas dhe Carvajalit, shkak mun...