Enzo Ghinazzi, këngëtari italian, i njohur me emrin e artit Pupo, do të zhvillojë një koncert bamirësie për të ndihmuar shqiptarët e prekur nga tërmeti.
Pupo ka shkruar në rrjetin social Facebook se ai ndodhet pranë popullit shqiptarë në këto momente të vështira.
“Kam punuar në Shqipëri dhe kam njohur forcën, besnikërinë, bujarinë e popullit shqiptar. T’i bëjmë ta ndjejnë gjithë miqësinë e afërsinë tonë në këtë moment të tmerrshëm”, shkruan Pupo.
“Jam gati të zhvilloj një koncert dhe të gjitha të ardhurat të shkojnë për atë popull me të cilin jetova gjashtë muaj”.


Konjufca me akuza, thotë se përmes presidentit po tentohet t...
Çitaku, VV-së: Zgjedhja e presidentit s’është hajgare, por o...
47 sportistë të rinj përfitojnë bursën “Shpresa Olimpike 202...
Kurti: Kompromisi në një demokraci duhet të jetë demokratik,...
Kurti: Dështimi për zgjedhjen e presidentit e dërgon vendin ...
Goditi me grusht kapitenin e ekipit kundërshtar, portieri sp...