Këngëtari nga Gjakova Muhamet Sejdiu ka njoftuar përmes një postimi në Facebook se ai dhe bashkëshortja e tij janë shëruar nga koronavirusi.
Të dy kishin rezultuar pozitiv me Covid-19 para disa ditëve, pasi ishin kthyer nga Dusseldorfi i Gjermanisë.
Sejdiu ka bërë të ditur se ai dhe bashkëshortja e tij kanë dalë negativ në testet e bëra sot, që rezulton se ata tashmë janë shëruar.
Ai në shkrimin e tij ka falënderuar mjekët dhe gjithë stafin e Klinikës Infektive për punën e tyre, derisa të gjithë atyre që po përballen me këtë virus iu ka uruar shërim të shpejtë./observer/

Shpërthim i fuqishëm në Lezhë, disa biznese dhe vetura të dë...
“Sulmues modern, krijon lehtë avantazhin”, Barcelona e sheh ...
Mitrovica synon transformimin e Liqenit Akumulues në atraksi...
Zelensky viziton Sirinë: Ukraina ofron ekspertizë ushtarake
Raportohet se 15 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në...
Kupa e Anamoravës 2026