Për tu bërë i sukseshëm duhet të jesh edhe një njeri me zemër të madhe.
Këngëtari Ed Sheeran ka vendosur të dhurojë 10 mijë paund për spitalin në të cilin u trajtua gjyshja e tij e ndjerë. Edhe pse gjyshja e tij humbi jetën, 29-vjeçari nuk gjeti mënyrë tjetër falenderimi për stafin e spitalit “Aldeburgh Hospital”.
Të hollat pritet të përdoren për të blerë instrumente muzikore dhe pajisje të ndryshme për fëmijët që trajtohen në këtë spital.
‘Kujdesi që ajo mori ishte i pabesueshëm. Njerëzit që kanë punuar atje ishin kaq të bukur, të dhembshur, të qeshur dhe të kujdesshëm. Kur ajo ndërroi jetë, unë shkrova një këngë të quajtur “Supermarket Floëers” për situatën. Tekstet e vargjeve kanë të bëjnë me mënyrën e aredimit të dhomës së saj në atë spital. Unë dhe familja ime u bëmë shumë të afërt me infermierët që punuan atje dhe mamaja ime është akoma në kontakt me ta tani. I shoh herë pas here kur jam në zonë dhe është si të takoj miq të vjetër. ‘ shkruajti Sheeran pas vdekjes së gjyshes së tij.
Ballkani transferon sulmuesin Ebrima Gaye
Universiteti i Prishtinës, përsëri lider i universiteteve sh...
FC Ferizaj huazon sulmuesin Ade Oguns nga klubi i njohur bel...
Nga Shqipëria ikën mbi 18 mijë të rinj brenda një viti
Kurti takon nxënësit nga Prishtina dhe Ulqini: Arsimi dhe di...
Masakër në një fshat në Nigeri, të paktën 162 të vrarë