Stresi tash e sa kohë gjendet prapa grilave të burgut të Fushë Krujës.
Reperi shqiptar ishte arrestuar për arsyen e armëmbajtjes pa leje si dhe bashkëpunimit me një grup kriminal, shkruan lajmi.net.
E sot që mbahet gjysmëfinalja e “Këngës Magjike”, pasi reperi javë më parë u prezantua me projektin “Të du mom”, duket se do t’i mungojë skenës.
Një gjë të tillë e ka thënë edhe artistja, Rozana Radi e cila shkruan disa fjalë për të: “Sot duhet të kishim edhe një koleg këtu, kënga jote vazhdon të jetë e mrekullueshme. Një djalë që i këndon aq pastër nënës”, shkruan Rozana.
Ndryshe, festivalin e ‘Këngës Magjike’ e ka hapur Anxhela Peristeri, fituesja e vitit të kaluar.

Haxhiu sot takon kryetarët e komisioneve parlamentare
Mishetiq kërkon që Thaçi të shpallet i pafajshëm për të gjit...
Mbrojtja: Provat ndaj Veselit, një grumbull mbeturinash
Tërnava: Ramazani është shkolla e shpirtit – le të ref...
Mbrojtja: ZPS s’ka prova që LDK bojkotoi qeverinë e përkohsh...
NATO: Turqia, një aleat i fortë, një kontribuues i vlefshëm ...