Prej disa muajsh, reperët Mozzik dhe Loredana Zefi nuk janë më bashkë dhe këtë e kishte vënë re çdokush.
Mirëpo, vetëm një javë më parë Loredana zgjodhi ta pranonte publikisht lajmin e ndarjes, duke treguar se tashmë ishte një nënë beqare të cilës i duhej të punonte fort.
Marrëdhëniet mes dyshes duket se s’kanë mbetur të mira pas ndarjes, megjithëse kanë një vajzë së bashku.
Loredana dhe Mozzik jo vetëm që nuk ndiqen në Instagram, por ky i fundit po e thumbon pak si shumë ish-partneren.
Disa ditë më parë, ai publikoi në Instastory disa “mesazhe të koduara“, ku fliste për tradhëti dhe njerëz të pabesë, të cilat me siguri i drejtoheshin Loredanës.
Mirëpo, Mozzik s’e ka lënë me kaq!
Pasi publikoi njëra pas tjetrës në Instastory shumë foto të një dhelpre, Mozzik sapo na dha dhe një lajm bombastik!
Kënga e tij e re do të titullohet “Dhelpër dinake” dhe do të publikohet së shpejti.
Madje, në foton e fundit ku lajmëron projektin e ri, dhelpra e cila endej e lirë, është vrarë dhe pranë saj duket edhe arma.
Po, të gjithë jemi në një mendje se kënga e re është një diss i hapur për Loredanën!
Mbetet vetëm të presim për të mësuar se në cilën datë do të lançohet projekti.
Ndërkohë, pavarësisht thumbimeve të shumta nga Mozzik, ish-i i tij, Loredana, s’ka bërë ende asnjë reagim në rrjetet e saj sociale dhe duket se po vazhdon jetën normalisht./ilirianews/
Pacolli shpreh ngushëllime për ndarjen nga jeta të nxënësit ...
E rëndë në Itali, rrëzohet një avion, një i vdekur dhe një i...
Skandaloze, nxënësit e klasës së pestë të shkollës “Ismail Q...
Parashikimi i motit për nesër: Me vranësira dhe intervale me...
“Erdhi pa shenja jete”, QKUK jep detaje rreth vdekjes së nxë...
Balla ngushëllon familjarët e viktimave të aksidentit në Rum...