Kënga e re e Albanit dhe Miriamit përmban momente të kurorëzimit në Maldive

16:22 | 28 Maj 2019

Alban Skënderaj dhe Miriam Cani gjatë javëve të kaluara kurorëzuan lidhjen me martesë.

Megjithëse janë së bashku në 12 vitet e fundit, çifti kishte përzgjedhur ishujt luksoze të Maldiveve për të kurorëzuar romancën e tyre.

Edhe pse larg syrin të publikut, dyshja pritet që gjatë fundjavës të bëjë edhe një dasmë, ndërsa paraprakisht ka një befasi për fansat.

Këngëtarja ka publikuar një video në llogarinë personale në Instagram teksa kanë bërë të ditur se po vijnë me një këngë të re.

“Duamë”, titullohet kënga e re e dyshes që shoqërohet me një video, ku ka skena edhe prej ditë së shënuar për çiftin.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara