Tekstshkruesit e këngës fituese të Eurovisionit “Toy”, të interpretuar nga Netta janë kërcënuar për plagjiaturë. Nëse vërtetohet dicka e tillë, triumfi mund t’i kalojë shqiptares që përfaqësoi Qipron, Eleni Foureira.
Kompania amerikane ‘Universal Music Studios’ ka thënë se kënga e Nettës është kopjuar nga hiti i grupit amerikan The Ëhite Stripes, Seven Nation Army.
Kritikët e muzikës kanë vënë re ngjashmëritë mes muzikës së dy këngëve. Avokatët e Universal kanë thënë se ka ngjashmëri në ritëm dhe në harmoni.
Publicisti i Nettës tha se këngëtarja që fitoi Eurovisionin këtë vit nuk dëshironte të komentonte këtë incident. Nëse në gjyq fiton kompania Universal, Izraeli rrezikon të humbasë çmimin e parë dhe të mos e zhvillojë festivalin Eurovision vitin e ardhshëm.
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër
Theret me thikë një person në Mitrovicë të Veriut