Këngët e saj po thyejnë rekorde në platforma të ndryshme, teksa Dua Lipa qëndron e izoluar në shtëpi.
Këngëtarja shqiptare sapo ka publikuar albumin e saj të shumëpritur “Future Nostalgia”, i cili po dëgjohet në përmasa të mëdha, shkruan portali arbresh.info
Kënga e parë e këtij albumi, e cila u publikua në tetor të vitit të kaluar, “Don’t start now”, ka qëndruar për shumë javë në top listat ndërkombëtare.
Madje, faqja zyrtare e top listave botërore të muzikës, Official Charts ka bërë të ditur se kjo këngë ka thyer rekordin si kënga e parë e një artisteje femër britanike që qëndron në top 10 më së shumti ndonjëherë.
“‘Don’t start now’ e Dua Lipës ka kaluar më shumë javë në Top 10 se sa ndonjë këngë tjetër në histori nga ndonjë artiste femër britanike”, shkruhet në njoftimin e Official Charts.
E entuziazmuar për këtë sukses, Lipa ndau e ndau gjithashtu me fansat e saj në InstaStory këtë njoftim.

Ndryshe, ditë më parë Dua po ashtu lansoi edhe klipin e animuar të këngës “Break your heart”. /arbresh.info/
Protesta e studentëve shqiptarë në RMV, Haradinaj: E drejta ...
Sermaxhaj publikon listën e futbollisteve të ftuara për dy n...
Haxhiu: Don Kelmendi la trashëgimi vlerash për t’u përcjellë
Vincius: Dua të qëndroj shumë vite te Real Madridi
Shtëpia e Bardhë: Trump nuk e ka miratuar idenë e armëpushim...
Irani thotë se Ngushtica e Hormuzit nuk hapet