Modelja më e paguar në botë, Kendall Jenner, iu është bashkuar figurave publike që kanë reaguar për luftën në Ukrainë.
Jenner, e cila numëron në Instagram 220 milionë ndjekës, ka shpërndarë një video ku shihen dy ushtarë ukrainas duke u përshëndetur me të dashurat e tyre.
Në sfond të kësaj video, që është shpërndarë nga Jenner, dëgjohet kënga e këngëtarit kosovar, Yll Limani. Bëhet fjalë për këngën “Vonë”, që është pjesë e albumit të tij të fundit.
Sipër kësaj video, Jenner ka vendosur disa emoji të zemrës së thyer.
Ndryshe, sot është dita e tretë e luftës në Ukrainë.
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës
Maqedonci në Turqi, diskutohet ndërtimi i industrisë së mbro...
Zyrtare: Formacionet e ndeshjes së dytë gjysmëfinale mes Bay...
Kurti përkujton Luan Haradinajn: Ra dëshmor në luftën e paep...