Sot mbahet nata finale e Eurovision 2023.
Shqipëria, e cila tashmë u kualifikua e para në finale, përfaqësohet nga këngëtarja kosovare Albina Kelmendi dhe familja e saj me këngën “Duje”.
Artistja e mirënjohur pak para nisjes së finales, përmes rrjeteve sociale ka kërkuar votat e shqiptarëve.
“Akrepat e orës sa vijnë e afrohen rrahjet e zemrës vijnë e shtohen”, ka shkruar ajo.
Po ashtu ajo ka treguar se nga cila orë mund të votojnë dhe numrin që duhet të dërgojnë me mesazh.
Është komentuar dhe është pritur shumë mirë nga publiku shqiptar performanca e Kelmendit.
Ndryshe, gjashtë shtete janë kualifikuar automatikisht në finale, siç janë: Ukraina, Franca, Gjermania, Italia, Spanja dhe Mbretëria e Bashkuar.
Shtetet e tjera që shkuan ishin: Qipro, Estonia, Belgjika, Austria, Lituania, Polonia, Australia, Armenia dhe Sllovenia./Arbresh.info/

Daku rikthehet nga lëndimi, luan në fitoren e Rubin Kazanit
Haradinaj refuzon takimin me Abdixhikun
Skandali me njehsorët elektrik, Azemi nesër dorëzon në Polic...
Napoli fiton derbin me Milanin dhe ngritët në pozitën e dytë
The Guardian: Nga Kosova në hero të Mallorcas – lotët e Muri...
Hetemi: Dokumentimi i krimeve të luftës kërkon verifikim e q...