Keanu Reeves i është bashkuar e dashura Alexandra Grand në Aeroportin Schönefeld të Berlinit së bashku me bashkë-aktorët e tij të ‘The Matrix4’.
Aktori shumë i dashur është parë duke qeshur dhe shumë i lumtur në krahët e artistes 46-vjeçare, gjersa po përgatitet të xhirojë filmin me Neil Patrick Harris dhe Carrie-Ann Moss, transmeton portali arbresh.info.

Matrix 4 do të dalë në kinema në vitin 2021 dhe prodhimi ka nisur në fillim të janarit, kurse filmi ndaloi në Berlin në muajin mars për shkak të pandemisë Covid-19.
Që kur Reeves dhe Grant dolën në publik në nëntor, ka pasur shumë spekulime se kur filluan së pari të takohen.

Disa botime thanë se ata ishin në lidhje vetëm për disa muaj por më herët këtë muaj Jennifer Tilly i tha Page Six që ata ishin çift prej vitesh./arbresh.info/

Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...