Mbrëmjen e djeshme, në spektaklin e Big Brother VIP Albania, Egli Tako u rikthye në studio pas largimit të saj për arsye shëndetësore.
Ajo u prit me duartrokitje të fuqishme nga publiku dhe iu hap një televotim për t’u rikthyer në shtëpi.
Me votat e shumta nga ndjekësit, Egli u rikthye mes banorëve.
Pas hyrjes në shtëpi, Egli pati biseda të ndryshme me banorët, mes të cilave një përballje me Rozana Radin.
Rozana e pyeti për distancën që ajo kishte mbajtur ndaj saj dhe nëse kishte ndonjë arsye specifike.
“A kam gënjyer?” – e pyeti Rozana, duke iu referuar komenteve të saj mbi sjelljen e Eglit në raport me Gjestin.
Egli pranoi se Rozana nuk e kishte thënë me qëllim të keq, por shtoi: “Ti ke qenë e para që ke iniciuar këtë epitet për mua. Pse kam qenë posesive? Çfarë po bëja unë?”.
Rozana iu përgjigj se këtë mendim nuk e kishte vetëm ajo, por edhe të tjerët në shtëpi, duke argumentuar se Egli shpesh i kishte qëndruar Gjestit nga pas dhe ishte përgjigjur për të.
Pavarësisht përplasjes, Egli u tregua e vendosur në qëndrimin e saj, duke mohuar akuzat dhe duke mbrojtur sjelljen e saj brenda shtëpisë.
Me kthimin e saj, pritet që dinamika në lojë të marrë një tjetër rrjedhë. /Telegafi/
View this post on Instagram
Pas Trumpit dhe Putin në Pekin, vizita më 19 dhe 20 maj
Kurti: Teoritë politike të Ukshin Hotit kanë vlerë universal...
LVV: 116, numri i fitores
Media ndërkombëtare shkruan për vizitën e Marta Kos: Kosova ...
27 vjet nga zhdukja e Ukshin Hotit, Haxhiu: E vërteta për të...
Tragjike në Ferizaj/ 29-vjeçari gjendet pa shenja jete në Ra...