Dy zëra të pashtershëm të estradës, babë e bijë të dy së bashku ka vite që janë pjesë e pandashme në tregun muzikor, shkruan “Kosovarja”.
Bëhet fjalë për këngëtarin e mirënjohur nga Gjakova, Zeqë Kuqin dhe vajzën e tij Yllkën.
Është Yllka ajo që shpesh na ka prezantuar me familjarët e saj, e sidomos duke treguar çdo herë haptazi respektin dhe dashurinë që ndjen ndaj babait.
E, sonte më shumë se kurrë, këtë person special ajo e uron me fjalët më të sinqerta që i burojnë nga thellësia zemrës.
Natyrisht, karshi kujdesit e dashurisë që kanë prindërit për ne edhe një jetë tjetër po ta kemi, nuk mund t’iu kthejmë ato që ata kanë bërë për ne. Nuk mjaftojnë gjuhët e tërë botës që t’ua shprehim ndjenjat.
E Yllka, nuk ka dëshiruar të zgjerohet më shumë, thjesht duke përcjellë gjithë dashurinë me fjalët:”Shumë urime babi” dhe “Të dua”.
E për më shumë ka lënë që të flasin imazhet.

Osmani përgëzon deputetët për miratimin e marrëveshjeve ndër...
Pacolli: Drejtësia vjen edhe kur rruga duket e gjatë dhe e e...
Kreshnik Ahmeti emërohet zëvendësministër i Punëve të Jashtm...
Sekuestrohet kokainë në një lokal në Kukës, arrestohet prona...
Milani merr vendim rreth të ardhmes së Luka Modricit
Sekuestrohen mbi 25 kg ari në Pejë, evidentohen shkelje të s...