Kate Hudson në ditët e fundit para lindjes ka zgjedhur që të shkojë në një pushim romantik me të dashurin e saj, Danny Fujikawa.
Aktorja 39 vjeçare e “Mother’s Day” është fotografuar e veshur me bikine ngjyrë të verdhë derisa po relaksohej në një pishinë në Kaliforni, bashkë me të dashurin 32 vjeçar.
Hudson ndonëse ka shtuar goxha peshë dhe me bark të fryrë ka treguar format e saj trupore me krenari. Ajo gjatë vikendit është parë edhe duke bërë aerobi në ujë, duke luajtur dhe në një ilixhë.
Aktorja është shtatzënë me fëmijën e saj të parë, një vajzë.
“Kate pritet të lindë në muajin gusht. Kate dhe Danny janë shumë të dashuruar”, ka thënë një burim i afërt me Hudson për revistën Us Weekly, në muajin qershor.



Ja çka i ndodh trupit nëse flini me çorape
Era Istrefi elektrizon skenën e Big Brother VIP Kosova
Abdixhiku në Prishtinë: Zgjidhja për Kosovën është LDK
Upamecano mes Bayern Munich, Real Madrid e Paris Saint-Germa...
Goditi me thikë tri gra në Paris, policia franceze kap 20 vj...
Ish-komandanti i Forcave Detare të Shqipërisë: Banjska ndrys...