Me markën e tij ‘Yeezy’ që pritet të arrijë në 1.5 miliard dollarë shitje këtë vit, Kanye West ka kaluar edhe Jay-Z, për t’u bërë hip-hop artisti më i paguar sipas Forbes për herë të parë në karrierën e tij.
Lista e 20-të e para për vitin 2019, e cila u publikua të enjten (19 shtator), shënoi të ardhurat nga qershori 2018 deri në qershor të këtij viti.
“Kishte një rreze drite mbi idenë që unë të bëja këpucë atletike”, ka thënë West për Forbes në gusht. “Yeezy është e dëshiruar aq sa një Jordan”, shton më tej reperi. Të ardhurat e vlerësuara prej 150 milionë dollarësh të vendasit të Chicikagos gati dyfishojnë miliarderin e parë të hip-hopit, Jay-Z, i cili u tërhoq në 81 milionë dollarë në vendin e dytë.

Kanye West (Foto: Getty Images/Guliver)
Drake, Diddy dhe Travis Scott përfshijnë pjesën tjetër të parave. Të tjerat po ashtu përfshijnë edhe DJ Khaled në Nr.7, J. Cole në Nr. 11 me 31 milionë dollarë, i cili pasohet menjëherë nga Nicki Minaj dhe Cardi B.
Lista e plotë: 20 yjet më fitimprurës të hip-hop-it në botë:
/Telegrafi/
Nafta në Kosovë arrin deri në 1.60 euro për litër
Izraeli nis operacionin në Liban, Irani mohon bisedimet me T...
Rama në Vlorë, diskutime për projektet zhvillimore dhe organ...
Policia në Gjakovë: Viktima dhe i plagosuri nuk janë vëllezë...
Konjufca pret Ademin dhe zyrtarët e FFK-së para ndeshjes his...
Bllokada në Kuvend rrezikon fatin e marrëveshjeve ndërkombët...