Presidenti amerikan Donald Trump ka falënderuar reperin e njohur Kanye West për mbështetjen që i ka dhënë në rrjetin social Twiter.
Reperi i njohur së fundi është rikthyer në rrjete sociale pas një mungese disa mujore për shkak të disa probleme me shëndetin.
E në një nga postimet e bëra në Twitter reperi ka mbështetur presidentin Trump duke thënë që njerëzit nuk duhet që patjetër të pajtohen me të por kjo nuk e ndalon atë që ta dojë presidentin amerikan.
‘Njerëzit nuk mund të ma ndalojë që ta dua atë. Ne kemi një energji prej dragoi, ai është vëllai imë’ ka shkruar Kanye në Twitter.
Ndërsa më vonë ai po ashtu ka shkruar që ai nuk pajtohet me çdo gjë që Presidenti Trump bënë.
Ndryshe, West së fundi ka shkëputur marradhëniet me menaxherin e tij me të cilin bashkëpunojë për tri vite Scooter Braun pa dhënë ndonjë sqarim./Arbresh.info/
Diell, vranësira dhe temperatura deri në 17°C të martën
Irani paralajmëron anijet që kalojnë nëpër Ngushticën e Horm...
Parashikimi i motit për nesër
Chelsea pritet t’i largojë shtatë lojtarë në verë
Vdesin 6 anëtarë të forcave amerikane pas sulmeve nga Irani
Tjetër hap fals i Realit në luftë për titull – mposhte...