Kanye West dhe ish e dashura e tij, Irina Shayk duken të lumtur në Javën e Modës në Londër

13:02 | 27 Shtator 2022

Kanye West dukej se ishte në humor të mirë të hënën kur u takua me ish-të dashurën e tij, Irina Shayk, dhe shoqen Naomi Campbell, në ndejën e shfaqjes Pranverë/Verë 2022 të Burberry për Javën e Modës në Londër.

Kanye zgjodhi pamjen e tij standarde krejt të zezë për këtë event, shkruan Daily Mail.

Ai dukej me plot stil, por i rehatshëm me një kapelë të zezë e gjithashtu me një triko të tillë.

Brenda festës, ai mori pak kohë për t’u çlodhur ndërsa u afrua me Naomin dhe Irinan në një divan të kuq kadife.


Edhe pse festa kishte DJ-në e vet, Kanye tregoi një interes të veçantë për argëtimin muzikor të mbrëmjes.

Modelja ruse nga ana tjetër dukej në formë të shkëlqyer me fustan të zi të shkurtër e me çizme të ngjashme.

Përndryshe, që pas ndarjes nga Kim, Kanye u përfol për një sërë lidhjesh dashurie me modele e emra të njohur në tregun ndërkombëtar.

Shpërndaje në rrjete sociale