Kader Kicaj dhe Lumbardh Salihu i kanë dhënë fund lidhjes së tyre.
Lajmin për ndjekësit e ka bërë të ditur Kaderi përmes një Instatory, ku ka thënë se në këtë lidhje vetëm është lënduar.
“Përshëndetje njerëz të mirë! Duke qenë se bashkë kemi ndarë shumë gjëra, desha ta ndaj me ju një lajm për jetën time private. Unë tash e tutje nuk kam më me personin që isha deri dje. Si femër kam luftuar çdo lloj sfide për të qëndruar në lidhje. Kam pasur vështirësi edhe besoj që do vijë dita do t’i kuptoni krejt ngjarjet. Për çdo lloj pyetje kam përgjigje, por nuk dua ta lëndoj askënd sepse unë, vetëm jam lënduar në këtë lidhje. Shumë dashuri për krejt juve”, ka shkruar Kaderi.

Kaderi dhe Lumbardhi u njohën gjatë qëndrimit të tyre të përbashkët në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 2.
Ata patën edhe një krisje muaj më parë por që e gjetën rrugën drejt ribashkimit./Arbresh.info/
Vëllaznimi mposht Sigal Prishtinën në një sfidë dramatike
MEPJ: Riatdhesohet në Shqipëri, prej 12 vitesh ndodhej në nj...
Para muajit të shenjtë të Ramazanit, Adri dhe Iliriana në Qa...
SHBA-të kryejnë sulme hakmarrëse ndaj ISIS në Siri
Kurti takoi kryediplomatin gjerman, flasin për marrëdhëniet ...
Capital T konfirmon lidhjen me Adrola Dushin, publikon foto ...