Ilir Shaqiri ka reaguar pas deklaratës së Sabianit, i cili tha se balerini ka përfituar prej tij.
Përmes një postimi në Instastory Iliri ka publikuar një foto me një majmun në sup, ku krahas shkruan “E ka bërë për mua.”
Kjo është fraza që u bë virale nga “Big Brother Vip”, të cilën e tha Iliri pasi dëgjoi këngën e Sabianit në shtëpi.
Nga ana tjetër Sabiani u shpreh se ishte zhgënjyer nga personi të cilin e konsideronte si vëlla. Sipas artistit, Iliri ka përfituar nga mirësia e tij.
Kujtojmë se Sabiani dhe Ilir Shaqiri krijuan një miqësi shumë të ngushtë brenda shtëpisë së “BBVIP” e cila duket se vazhdoi dhe jashtë formatit. Por këngëtari ngriti dyshime se ka një krisje të shoqërisë së tyre, duke deklaruar se “Iliri ka përfituar nga ai.”

Biseda:
Donaldi: Cili nga banorët ke menduar se ishte ndryshe dhe të ka dalur ndryshe?
Sabiani: Pothuajse të gjithë, jo në pritshmëritë e mija
Romeo: Cili ka përfituar më shumë nga ty?
Sabiani: Vëllai im Iliri ka përfituar më shumë, nuk mund të flas nga jashtë, unë nuk do të ndryshoja si karakter, do gjeja një vëlla ose një motër aty.
Nuk dihet nëse miqësia e tyre është krisur, pasi dukej se lidhja e tyre ishte shumë e fortë madje në intervistat e tjera të dhëna Sabiani ka folur për shoqërinë e tij me Ilirin.
Thaçi dhuron veturën zyrtare për OVL e UÇK-së së Obiliqit
Kurti dhe Vitia nesër vizitojnë Odën e Mjekëve të Kosovës
Guterres thirrje Iranit: Dialogu i domosdoshëm për të shmang...
KQZ po planifikon ta përmbyllë rinumërimin nesër
Debati i ashpër me Rogertin, Gimbo shpërthen në lot në dhomë...
Skandaloze: Tifozët e Celta Vigos shpalosin flamurin e Kosov...