Prej disa kohësh në botën e kinematografisë janë shtuar në masë akuzat për ngacmim seksual ndaj regjisorëve apo aktorëve të tjerë.
Nga Amerika ky debat ka mbërritur në Shqipëri, ku ka qenë aktorja Eliza Dushku ajo që ka pranuar se është ngacmuar seksualisht.
Për ngacmimet seksuale kanë folur dhe të tjerë aktorë si Ema Andrea apo dhe Gentian Zenalaj, i cili i pranoi ato. Për aktorët e brezit më të vjetër, nuk ka pasur asnjëherë ngacmime seksuale. Një prej tyre është Tinka Kurti që i mohon ato.
“Absolutisht jo. Nuk guxonte askush. Flas për vete dhe për shoqet e mia. Gjatë gjithë karrierës, teatrale dhe kinematografike nuk kam dëgjuar diçka të tillë. Ne rrimin bashkë edhe 9 muaj në sheshxhirim, kur bënim filma. Se kishte dubla pafund. Nuk kishte ngacmime. Përkundrazi ne shkonim mirë. Argëtoheshim pafund. Nuk mund t`ia bëj kot diçka të tillë”, – ka qenë kjo deklarata e Tinka Kurtit për Tirana Post.
Rama rifreskon kabinetin, ndryshime në 7 dikastere
Të burgosurit e Dubravës fillojnë krasitjen e mollëve në pla...
Afganistani nis sulm hakmarrës ndaj Pakistanit,Talibanët rap...
Portieri i Nantes “ndihmon” bashkëlojtarët për të ndërprerë ...
Nesër deklaratat hyrëse në rastin ndaj Thaçit e të tjerëve p...
Presidenti i ardhshëm gjerman do të zgjidhet në janar 2027