Ka nisur nata finale e Eurovision 2023.
Kompeticioni i famshëm muzikor sivjet mbahet në “M&S Bank Arena” të Liverpoolit.
26 shtete konkurrojnë për çmimin e madh – 20 finalistëve do t’u bashkangjitet fituesi i edicionit të kaluar, Ukraina dhe ‘Pesëshja e madhe’ (duke përfshirë vendin nikoqir, Mbretërinë e Bashkuar).
Shfaqja do të prezantohet sërish nga Alesha Dixon, Hannah Ëaddingham dhe këngëtarja ukrainase, Julia Sanina.
Për herë të parë mund të votohet edhe nga vendet jo pjesëmarrëse në garë.
Shikuesit nga vendet jo pjesëmarrëse mund të votojnë përmes aplikacionit zyrtar të Eurovisionit ose përmes faqes esc.vote.
Ndërsa, Shqipëria e përfaqësuar nga këngëtarja kosovare, Albina Kelmendit dhe familjes së saj me “Duje” në natën finale do të performojë.
Kelmendi do të performojë e dhjeta me radhë, ndërsa është në gjysëm finalen e dytë është dalë e para në renditje./Arbresh.info/
Klikoni këtu për të votuar Albina dhe familjen Kelmendi në finale.
Temperatura deri në 24 gradë, parashikimi i motit për nesër
Studenti shqiptar në Maqedoni të Veriut: Protesta s’është e ...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Hudhra – ilaçi natyral që fuqizon shëndetin
Nxjerrja ilegale e thëngjillit në Vushtrri rrezikon banorët ...
Kopenhaga zgjidhet qyteti më i lumtur në botë