Ish-finalistja e njohur e Big Brother VIP Kosova, Juliana Nura, e njohur ndryshe si Xhuli, ka vendosur të tregojë se për kë voton të shkojë në finale në BBVA.
Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ajo ka bërë të ditur se përkrahje e saj shkon drejt Meriton Mjekiqit, i cili është banori i vetëm nga Kosova në këtë edicion të Big Brother VIP Albania.
Ndërsa konkurrenca për t’u bërë pjesë e finalistëve të BBVA vazhdon të jetë e fortë, Xhuli shfrytëzoi platformën e saj në Instagram për të bërë thirrje ndaj ndjekësve: “Votoni Meriton Mjekiqin në finale.”
Me këto fjalë, ajo inkurajon fansat të mbështesin Meritonin, duke postuar edhe një fotografi të tij.
Aktualisht, Juli dhe Meritoni janë në një garë të ngushtë për të qenë pjesë e dytë finalistëve të BBVA, ku zgjedhja do të bëhet nëpërmjet spektaklit të së martës. /Telegrafi/

Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...
Kurti dhe Basha nesër marrin pjesë në nisjen e punimeve për ...