‘Kloni’ ka qenë një nga serialet më të ndjekur në të gjitha shtetet ku është transmetuar dhe një ndër serialet e parë të huaj që janë transmetuar në Shqipëri.
Personazhi kryesor me emrin “Zhade” është sigurisht e paharrueshme për publikun dhe ndonëse kanë kaluar gati 16 vite nga ky serial, aktorja Giovanna Antonelli vazhdon të njihet ende si “Zhadja”.
41-vjeçarja deri në vitin 2016 luajti në filma e seriale kurse kohët e fundit i është përkushtuar familjes. Ajo është shumë aktive në rrjete sociale ku poston shpeshherë foto dhe me pamjen që ka tani me siguri nuk do e njihni, shkruan xing.al. Ndryshe nga VIP-at e tjerë që me lifting zhdukin rrudhat apo me makjazh mbulojnë rrathët e zinj të syze, aktorja ka zgjedhur të mos bëjë asnjë ndërhyrje estetike duke qëndruar natyrale e duke postuar shpesh foto pa makeup.
Giovanna është e martuar me regjisorin Leonardo Nogueira me të cilin ka dy vajza. Më poshtë ju sjellim disa nga fotot e saj të fundit.

Raportohet se 15 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në...
Zelenskyy: Lufta SHBA-Iran rrezikon raketat Patriot për Ukra...
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë mbështet protestën studentore ...
Interneti botëror – a e dini se kabllot nënujore dëmto...
Bashkimi triumfon në derbi ndaj Pejës
Ministria e Mbrojtjes: Mbretëria e Bashkuar rrëzoi disa dron...