Jozefin Marku, banori i Big Brother VIP Albania 4, është shoqëruar në polici pas sulmit ndaj Gjestit, teksa po dilte nga shtëpia, duke e rrëzuar atë në tokë.
Lajmin për arrestimin e tij e ka bërë të ditur moderatori i këtij reality show, Ledion Liço.
Ndryshe, një incident paprecedentë ka ndodhur gjatë spektaklit gjysmëfinal të “Big Brother VIP Albania 4”, ku kamerat transmetuan një skandal të vërtetë në kohë reale.
Gjatë momentit të daljes nga shtëpia, pas eliminimit të tij, Jozi Marku, i njohur për lidhjen e tij me Loredana Bratin, ka goditur me shuplakë të fortë Gjestin, duke e rrëzuar atë në tokë. Ngjarja ndodhi përpara syve të banorëve të tjerë dhe miliona teleshikuesve, duke shkaktuar tronditje dhe një reagim të menjëhershëm nga publiku dhe produksioni./Arbresh.info
Haradinaj zbulon se iu ka bërë ftesë Hamzës e Abdixhikut për...
Parashikimi i motit për të premten
Nis emërimi i zëvendësministrave, Daulina e para
Benita e bindur se jashtë BBVK-së do jetë shoqe me Elijonën
Rezoluta për Hagën, buxheti dhe komisionet – vendimet e para...
Trump pret që marrëveshja me Iranin të marrë formë gjatë mua...