Pak muaj më parë u bë publik lajmi se këngëtarja e njohur Jonida Maliqi, i ka dhënë fund martesës së saj me partnerin që kishte në krah për 17 vite.
Këngëtarja gjatë kësaj periudhe ka preferuar të qëndrojë në heshtje duke mos e komentuar aspak këtë situatë në jetën e saj.
Por ndërkohë e ftuar në “Top Albania Radio”, Jonida për herë të parë pranoi ta cekte këtë pjesë të historisë së saj, shkruan Panorama.
“Në momentin që pretendon të nisësh një marrëdhënie pritet jo që të përfundojë, por t’i shkosh deri në fund. Rasti im nuk ishte i tillë, jeta kështu është. Nuk kam dhënë detaje rreth kësaj çështjeje ashtu sikurse nuk kam dhënë detaje kur kam qenë e lumtur, sepse jo më kot jeta ime personale më përket vetëm mua”-është shprehur ajo./topalbaniaradio/

Dafina Zeqiri ndan foton e ëmbël të djalit të saj
Mbi 250 gjoba për 10 ditë për motoçiklistët në rajonin e Pri...
Haziri – VV’së: Le ta harrojnë se mentaliteti parti-shtet nu...
Kurti bëri homazhe në 27 vjetorin e rënies së dëshmorëve dhe...
Detaje nga vdekja tragjike e punëtorit 52-vjeçar në Gjakovë
Raporti ndërkombëtar trondit Specialen: Organizata britanike...