Brad Pitt dhe Angelina Jolie kanë arritur një marrëveshje.
Përfaqësuesit ligjorë të aktores kanë konfirmuar se më në fund ata ranë dakord në lidhje me kujdestarinë e fëmijëve.
“Një marrëveshje për kujdestarinë e fëmijëve është arritur javë më parë dhe është firmosur nga të dyja palët si dhe gjykatësi”.
“Kjo marrëveshje është e bazuar në rekomandimet e profesionistëve për të arritur më të mirën për fëmijët, madje është shmangur edhe gjyqi. Detajet nuk do të zbulohen për të mbrojtur privatësinë e fëmijëve” u shpreh avokatja e aktores.
Angelina dhe Brad i dhanë fund martesës së tyre në shtator të vitit 2016. Pas divorcit, ata nisën një betejë ligjore në lidhje me kujdestarinë e gjashtë fëmijëve të tyre, Maddox, Pat, Zahara, Shiloh, Knox si dhe Vivienne.
Ata janë fokusuar tek projektet në Hollywood dhe ende nuk është konfirmuar, nëse kanë nisur histori të reja dashurie.
Përdorimi i telefonave, shkaktari kryesor i aksidenteve
Reshjet e para të dëborës mbulojnë Washingtonin
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Tërmet i fuqishëm godet kufirin ShBA-Kanada
Shuma e jashtëzakonshme e parave që Salah mund të fitojë nës...
Parashikimi i motit në Shqipëri/ Si do variojnë temperaturat...