Johnny Depp po fiton miliona nga veprat e tij artistike.
Aktori fitoi mbi 3.6 milionë dollarë pasi publikoi 780 printime përmes galerisë Castle Fine Art në Londër, të cilat u shitën “pothuajse menjëherë” , raportoi The Sunday-Times.
Koleksioni “Friends & Heroes”, përmban katër portrete të Bob Dylan, Elizabeth Taylor, Al Pacino dhe Keith Richards, të shitura individualisht dhe si komplet. Sipas galerisë, Depp u përqendrua te “njerëzit që i ka njohur mirë dhe që e kanë frymëzuar atë si person”.
“Gjithmonë e kam përdorur artin për të shprehur ndjenjat e mia dhe për të reflektuar mbi ata që kanë më shumë rëndësi për mua, si familja ime, miqtë dhe njerëzit që admiroj”, tha Depp në një deklaratë të shpërndarë nga galeria. “Pikturat e mia rrethojnë jetën time, por unë i mbajta ato për vete dhe të kufizuara. Askush nuk duhet të kufizojë veten.”
Përpara publikimit të së enjtes, galeria postoi në Instagram një foto nga prapaskenat e aktorit, duke pikturuar në studio. Të njëjtën ditë, Johnny ndau një foto të tij duke pozuar me setin me katër pjesë, të përshtatur dhe të varur në një mur.
Shitja vjen disa javë pasi ish-gruas së tij, Amber Heard, iu refuzua kërkesa e saj për një mosgjykim nga gjykatësi, i cili vendosi se vendimi në gjyqin e tyre për shpifje në Virxhinia është ende në fuqi. Më 1 qershor, vendimi u dha nga juria prej shtatë personash, duke mbështetur kryesisht Depp dhe duke i dhënë atij mbi 10 milionë dollarë dëmshpërblim. /Lapsi.al
Australia në flakë, regjistrohet viktima e parë dhe mbi 90 v...
Presidenca reagon pas fotos së manipuluar të Osmanit me Brna...
Berisha lajmëron nisjen e protestave kombëtare: T’i kthejmë ...
Turneu memorial “Fadil Vokrri” vjen me edicionin e shtatë, s...
Pas katër netësh koncerte magjike në Prishtinë, Alban Skënde...
Kenny Hasbrouck i bashkohet Trepçës