Ylli i Hollywoodit, Johnny Depp sot po feston ditëlindjen e tij të 59-të.
Kjo një festë edhe më shumë pasi fitoi gjyqin për shpifje kundër ish-bashkëshortes së tij, Amber Heard.
Javën e kaluar, pas fitores ndaj Heard, Depp i ngazëllyer tha se një juri amerikane ‘ia ktheu jetën’ – ndonëse po vuante prej vitesh dhe kishte një betejë të ashpër me aktoren e “Aquaman”.
Pas një gjyqi gjashtë-javor, në vendimin final të jurisë aktori i “Pirates of the Caribbean” doli fitues me 15 milionë dollarë dëmshpërblim.
Ndërkohë, fansat në York e befasuan Depp duke e uruar me këngën e ditëlindjes dhe duke bërë fotografi së bashku në natën e fundit të turneut të tij në Mbretërinë e Bashkuar me Jeff Beck. /arbresh.info/
Gjyqtarët anglezë referojnë ndeshjen Drita – Celje
Fillojnë bisedimet e paqes në Gjenevë
Sherr mes pesë të miturve në Kukës, lëndohet një 15-vjeçar
Kurti mirëpret në takim Begajn në 18-vjetorin e Pavarësisë s...
Në 18-vjetorin e Pavarësisë, Haxhiu pret në takim nënkryetar...
Refuzohet ankesa e KB Prishtinës, mbetet në fuqi rezultati i...