Nëse është një person që duket më e bukur në moshë e mesme, sesa në rininë e saj, kjo është Jennifer Lopez.
Gjatë gjithë karrierës së saj, artisja 47-vjeçare nuk ka dhënë asnjë shenjë se është e pakënaqur me format e saj, transmeton portali arbresh.info.
Madje, ajo ka theksuar se në këtë moshë është shumë më e kënaqur sesa kur ishte 20 vjeç.
Në një intervistë për Ë Magazinë, ajo ka theksuar se nuk e pëlqente edhe aq trupin e saj gjatë viteve 90. Atë kohë ajo dukej më e shkurtë dhe shumë më e pasigurtë në lidhje me flokët e saj.
“Kurrë nuk e kam vlerësuar trupin sa isha e re”, ka thënë ajo. “Tani ndjehem mirë. Nuk dua të tingëlloj arrogante, por tani ndjehem e përosur.”, ka shtuar ajo.
J.Lo thotë se duhet të ekzistojë një arsye e fortë që na bën të ecim përpara edhe kur jemi rrugës për t’u plakur.
Në lidhje me burrat, ajo ka thënë se ‘ata në të 20-tat janë shumë më të sigurtë dhe kryelartë sesa femrat’, megjithatë ajo ka shtuar se gratë në atë moshë mjaftohen me lëkurë të mirë./Arbresh.info
Lëshohet për qarkullim rruga Pejë – Prishtinë, që ishte e bl...
Aksident mes kamionit dhe veturës në Klinë, pesë të lënduar
Haxhiu: Kuvendi do t’i ketë gjithsej 16 komisione parlamenta...
Murati takon Hotin, bëhet dorëzim-pranimi i portofolit tek m...
Kurti: Kemi edhe një mundësi për ratifikimin e marrëveshjeve...
“Selimi akuzohet veç pse njihej me Limajn”, avokati i ashpër...