Ylli i mirënjohur i Hollywoodit, Jennifer Lopez, ka publikuar videoklipin “Can’t Get Enough”, këngë e cila është pjesë e albumit të saj të ri “This Is Me… Now: A Love Story”, i cili do të lansohet me datën 16 të muajit shkurt të këtij viti, raporton CNN.
Tema e videoklipit të saj të ri është dasma, diçka që e karakterizon jetën e Lopezit, pasi që ajo ka qenë e martuar katër herë. Në video shihet Lopez e veshur me tri vello të ndryshme teksa kërcen me tre dhëndurë të ndryshëm.
“Ky djalë s’ka shanse” thotë një nga mysafirët e dasmës në videoklip duke vënë bast për zgjatjen e martesës.
“Mos e prit buqetën e luleve. Është e mallkuar”, thotë një tjetër mysafire ndërsa Lopez gjuan buqetën.
E mallkuar apo jo, Lopez duket se po kalon shumë mirë në martesën e saj të fundit me aktorin e mirënjohur Ben Affleck, me të cilin u martua në vitin 2022, 20 vjet pas fejesës të cilën e kishin ndërprerë në vitin 2002.
Lopez më parë ishte e martuar me Ojani Noan, valltarin Chris Jud dhe me këngëtarin latin Marck Anthony me të cilin ka dy fëmijët binjak, Max dhe Emme.
Arrestohen dy të mitur për kanosje, iu gjetën katër thika dh...
Takimi me Papa Leonin në Vatikan, Rama: E ftova në Shqipëri,...
Gjykimi i katërshes së UÇK-së drejt fundit: Cilat janë proce...
Bayerni është i bindur se do ta blindoj me kontratë të re Up...
Rama takon nesër në Bruksel presidentin Costa, në fokus nego...
Gjendet pa shenja jete një person në Gjilan