Aktorja pak muaj më parë kishte njoftuar për ndarjen e saj me aktorin Tatum.
Por Jenna Dewan tani ka një arsye për të buzëqeshur, pasiqë ka marrë një projekt të ri për Netflix. Ylli 37 vjeçar i kërcimit do të luaj në dramën muzikore të krijuar nga Joshua Safran, po i njëjti që bëri serien e njohur Quantico, shkruan Daily Mail transmeton portali arbresh.info.
Seria është përshkruar si një dramë romantike muzikore që shtjellon tregimet e dashurisë që lidhin një grup njerëzish të ndryshëm në Los Angelos-in bashkëkohor, përmes muzikës që jeton brenda zemrave dhe mendjeve të tyre.
Pjesë e këtij projekti prtitet të jenë edhe Madeline Stowe dhe aktorja e filmit La La Land, Callie Hernandez.
Ky është një lajm i mirë për aktoren nga Connecticut që sapo i dha fund martesës me aktorin Channing Tatum, babain e vajzës së saj 5 vjeçare Everly./arbresh.info/

Rinumërohen votat në 8 komuna
Romano jep detaje lidhur me mundësinë e vazhdimit të kontrat...
Kurti nderon Ibrahim Rugovën në 20-vjetorin e vdekjes së tij...
Man City me gjest të jashtëzakonshëm për tifozët, pas humbje...
Trump bën deklaratën më të qartë deri më tani – përjas...
Zjarr në Klinikën e Pediatrisë në Prishtinë, digjet një bojl...