“Stërmbesat e mia janë tashmë të pasura”, këndon Beyonce në këngën “Boss” në albumin e përbashkët me Jay Z, “Everything is Love”.
Kjo përshtatet shumë me super çiftin. Tashmë sipas Forbes, The Carters kanë së bashku një pasuri prej 1.25 miliard dollarësh, transmeton Telegrafi.
Revista ka lansuar listën e përvjetshme të femrave më të pasur atë pavarura me Beyoncen që është në vendin e 53-të me pasuri prej 355 milionë dollarësh nga turnetë, marketingu dhe muzika.
Ndërkaq, pasuria e Jay Z besohet se është afër 900 miionë dollarë. Ai është në vendin e parë të listës Forbes Five të reperëve më të pasur falë marrëveshjeve të marketingut dhe bizneseve të tij si Roc Nation, Tidal dhe D’Usse.
Çifti multi milionësh do të fitojnë shumë para edhe nga turneu i tyre aktual “On The Run II”, që e mbyllë etapën evropiane më 17 korrik para se të fillojë etapa e re në SHBA më 25 korrik. /Arbresh.info/
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës