Këngëtarja me prejardhje kosovare me famë botërore, Rita Ora ka njoftuar se do të lansojë linjën e saj të produkteve për trajtimin e flokëve.
“Typebea” është emri që Ora i vuri linjës të cilën e krijoi në partneritet me biznesmenen australiane të produkteve të bukurisë, Anna Lahey.
“Përgjatë karrierës kam pasur pothuajse çdo stil e ngjyrë të flokëve. I kam zbardhur, kam përdorur shtesa e i kam prerë të shkurtra. Por tani mund të them se flokët i kam më të shëndetshëm së kurrë. Mezi po pres ta ndaj këtë me ju! ‘Typebea’ do të lançohet shumë shpejt!”, ka shkruar Rita në videon e ndarë në Instagram./Arbresh.info/
View this post on Instagram
Izraeli: Do thellojmë goditjet ndaj regjimit iranian
Netanyahu njofton se Izraeli ka goditur ura dhe hekurudha në...
ShBA godet ishullin Kharg të Iranit
Enrique: Në çerekfinale të Champions-it s’ka favoritë
Shabani takim me Haxhiun: Të garantohen të drejtat e shqipta...
Zulfaj: Qeveria ka këto prioritete në rrugën drejt BE-së