Janet Jackson është duke u përgatitur për një rikthim të madh.
Këngëtarja 50 vjeçare u ka thënë fansave të saj se ajo po planifikon të kthehet në turne, që ndryshe njihet si Unbreakable, dhe mban këtë emër në bazë të albumit të fundit të këngëtares.
Por pas pushimit një vjeçar të shtatzënisë së saj, ajo këtë turne botëror do ta emërojë ndryshe.
Por përpos ndryshimt të emrit, me këngëtaren, këtë herë do të jetë edhe dikush tjetër. Bëhet fjalë për djalin e saj tashmë katër muajsh, Eissa.
Burime pranë këngëtares thonë se asaj do t’i ndihmojë vëllau i saj Randy Jackson që do të kujdeset për nipin e tij.
“Ai është personi më i afërt dhe i dashur për të, ai e mbështetë shumë dhe pa dyshim se do të jetë kujdestari më i mirë për djalin e saj derisa ajo të jetë në turne”.
Burime pranë Jackson thonë se kjo e fundit po përgatitet që ky turne të jetë më i madhi dhe i miri ndonjëherë. Sipas burimeve të njëjta, këngëtarja edhe ka nisur një dietë rigoroze për të humbur kilogramët e tepërt.
Jackson që kohë më parë është ndarë nga bashkëshorti i saj, Ëissam Al Mana vetëm ditë më herët ka folur publikisht për këtë.
“Po, jam ndarë nga bashkëshorti im. Jemi në një proces gjyqësor dhe pjesa tjetër i mbetet Zotit”.
Albulena Haxhiu zgjedhjet kryetare e Kuvendit të Kosovës
Kurti thotë se kësaj here kryetarja e Kuvendit do të votohet...
Betohen deputetët e Kuvendit të Kosovës
Avokati Dixon: Kemi ngelur në duar të thashethemeve- asnjë p...
Fatmir Spahiu nuk do të jetë ministër i Kulturës
Policia shton kontrollet ndaj kamionëve dhe autobusëve në Pr...