Për shkak të epidemisë koronavirusit, filmi i ri i James Bond “S’ka kohë për vdekur” ka anuluar premierën e tij në Kinë.
Filmi, i cili shënon kthesën e fundit të yllit Daniel Craig si spiun ikonik, është vendosur të debutojë në Amerikën e Veriut në 10 prill, transmeton portal arbresh.info
Kinematë kineze dhe raportet e mëdha të ekonomisë së dytë më të madhe në botë janë mbyllur që prej festës hënore të vitit të ri gjatë muajit të kaluar.

Edhe nëse kinematë hapen në muajin prill, tifozët kinezë nuk do të jenë në gjendje të shohin filmin e Craig dhe yjeve tjerë, pasi ata janë këshilluar që të qëndrojnë larg Kinës për një kohë.
Koronavirusi, i cili u shfaq për herë të parë në provincën Hubei në Kinë, ka infektuar më shumë se 71 mijë njerëz në mbarë botën dhe ka vrarë 1.775, duke përfshirë pesë vetë jashtë territorit të Kinës./arbresh.info/
“Mirësi për të gjithë njerëzimin”, presidenti turk uron muaj...
Warren Buffett bën lëvizje surprizuese, blen 5 milionë dolla...
Aksident me fatalitet në Mitrovicë, vdes një 31-vjeçar
Bodo/Glimt ‘befason’ Interin në sfidën e parë të...
KEK-u dhe Komuna e Obiliqit nënshkruajnë memorandum bashkëpu...
Britania po heton nëse Epsteini ka përdorur aeroportet e Lon...