Aktori i njohur Daniel Craig, i cili njihet për rolin e tij ‘James Bond’ ka deklaruar se fëmijët e tij nuk do të trashëgojnë pasurinë e tij.
Ai ka plane të tjera për pasurinë e tij, transmeton portal arbresh.info
Ky aktor 52-vjeçar ka bërë shuma të mëdha parash ndër vite, kryesisht falë filmave rreth agjentit 007 dhe besohet se pasuria e tij shkon deri në 125 milionë dollarë.

Përkundër kësaj, babai i dy vajzave nuk ka ndërmend që pasurinë t’ua lërë atyre.
Coronavirusi, humbje marramendëse në pasurinë e me të pasurve të botës
“Unë mendoj se trashëgimia është një concept i rëndë. Unë nuk dua t’ua lë paratë brezave të ardhshem”, tha ai në një intervistë, citon British Mirror.
Në vend që t’ua lejë fëmijëve pasurinë, ai ka në plan që të shpezojnë ato plotësisht përpara se të vdesë.

Pasi përfundoi xhirimin e filmit “Spectra”, aktori deklaroi se do të ishte filmi i tij i fundit në të cilin do të interpretonte spiunin e famshëm.
Sidoqoftë, ai përsëri ishte dëshpëruar dhe bëri një film tjetër të Bond, por pretendon se kjo është me të vërtetë hera e fundit që ai është në këtë rol. Premiera e një filmi të ri James Bond, “Nuk ka kohë për të vdekur”, është shtyrë për në nëntor për shkak të pandemisë të koronavirusit./arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...