Britney Spears për pak sa nuk uishte viktimë e një sulmi derisa po interpretonte në skenë, kur një adhurues mashkull, kishte vrapuar drejt saj, duke u ngjitur në skenë
Ky person i panjohur nga publiku ku po qëndronte, ishte ngjitur në skenë dhe ishte vërsulur drejt këngëtares. Për fat, sigurimi kishte reaguar shpejt dhe e kishin penguar atë që t’i afrohej këngëtares. Britney në video shihet tejet e frikësuar kur truprojat befas e kanë rrethuar.
“A është gjithçka në rregull?”, ka pyetur ajo pasi sigurimi e kishte larguar sulmuesin nga skena, ndërsa Britney shumë shpejt është kthyer dhe e ka përfunduar koncertin si një profesioniste e vërtetë.
Një i pranishëm në këtë ngjarje, ka treguar se personi në fjalë ka vrapuar duke drejtuar fjalë fyese ndaj këngëtares. Por pasi ai ishte neutralizuar nga sigurimi, publiku kishte filluar të bërtiste: “Ndyrësirë, ndyrësirë”.
https://www.youtube.com/watch?time_continue=21&v=FKFPOUHAjBg
Zelensky: Garancitë e sigurisë së SHBA-së për Ukrainën janë ...
VV del e para në Malishevë, tejkalon NISMA-n në bastionin e ...
Muharremaj uron Vetëvendosjen për rezultatin zgjedhor: Tani ...
Barcelona tashmë ka zëvendësuesin ideal të Rashfordit
Darka e Krishtlindjes kthehet në tragjedi/ Itali, nëna dhe v...
E hëna, dita më e ftohtë e javës në Shqipëri