Lëreni Zendayan t’i bëj rrjetat e merimangës të duken elegante.
Aktorja gjithnjë elegante, 25 vjeçe, iu bashkua të dashurit të saj Tom Holland në një thirrje fotografike për filmin “Spider-Man: No Way Home” në Londër të dielën, dhe ajo sigurisht u shfaq e veshur më së miri.
Si fillim, veshja e saj për këtë rast – një xhaketë ngjyrë hiri dhe çizme të zeza deri te kofshët, të dyja nga Alexander McQueen – ishin të mbuluara me rrjeta kristali që imitonin pamjen e rrjetave të merimangës, shumë magjepsëse.

Dhe e preferuara e “Euphoria” e mbylli pamjen me një palë vathë me vezullim nga të preferuarit e Jacob & Co., për të cilët një përfaqësues i argjendarisë tha për Page Six Style që vlejnë 31,800 dollarë.
Vathët “Jacob’s Web” përfshijnë dy merimanga të mëdha të bardha me perla dhe diamant dhe janë të mbështjellë me afërsisht 752 gurë të prerë të rrumbullakët që gjithsej bëjnë 3,62 karat.

Me filmin “Spider-Man: No Way Home” që do të shfaqet në kinema më 16 dhjetor, mezi presim të shohim se çfarë magjie të modës do të ndërtojë Zendaya në ditët në vijim.

Përmbyset varka pranë Libisë, zhduken mbi 50 emigrantë
220 gjoba brenda një dite në Prishtinë, 35 shoferëve u merre...
Oklahoma City Thunder triumfon derbin e natës së mbrëmshme n...
TI: Kosova bëri një hap prapa në luftën kundër korrupsionit
Shumë të vdekur dhe mbi 600 të plagosur nga reshjet e dendur...
Trump kërcënon të bllokojë hapjen e një ure që lidh SHBA-në ...