Jennifer Lopez është paditur ditën e mërkurë nga një kompani pajisjesh “hoverboard”, e cila ka furnizuar stafin e këngëtares gjatë rezidencës së saj në “Las Vegas”.“
Sidekick Group Corporation”, në padinë e bërë, pretendon se i ka dhënë performuesve dhe balerinëve të këngëtares në total 42 copë “hoverborad”, raporton “TMZ”.
Kompania ka deklaruar se këngëtares nuk i janë kërkuar para, por në një kontratë të lidhur mes tyre, Lopez duhet ta promovonte këtë kompani në rrjetet sociale.
47-vjeçarja duhet të bënte një postim çdo tre muaj në “Instagram” ose “Twitter”, por sipas pretendimeve të kompanisë, ajo ka bërë vetëm një postim, i cili më vonë është fshirë.
“Sidekick Group Corporation” pretendon se vlera e pajisjeve shkon deri në 54.390 dollarë.
Agjencia e OKB-së: Mburoja në Çernobil kundër rrezatimit “hu...
Samiti “Time To Decide Europe 2025”, Rama: Shqipëria u çmua ...
PDK garon me numrin 130 në zgjedhjet e 28 dhjetorit
123 – numri që do të mbajë LDK për zgjedhjet nacionale
Zgjedhjet e 28 dhjetorit, ky është numri me të cilin garon N...
Numri 129 i takon AAK për zgjedhjet e ardhshme