Revista amerikane “People” të mërkurën ka shpallur aktoren Julia Roberts për femrën më të bukur në botë për këtë vit, që është hera e pestë dhe rekorde që i ndahet ky titull.
Aktorja 49-vjeçarja më herët kishte fituar këtë titull në vitet 2010, 2005, 2000 dhe 1991. Roberts, fituese e Oskarit për “Erin Brokoviq” nga viti 2000, ka mirëpritur vendimin e revistës për t’u zgjedhur femra më e bukur në botë.
Kjo ishte hera e 28-të që “People” shpall femrën më të bukur në botë, ndërsa numri më i ri me Roberts në ballinën e revistës do të dalë të premten.

Qeveria i propozon Kuvendit tre emra për Këshillin Shtetëror...
Abdixhiku për rikthimin e Osmanit: Po bashkohemi, s’ka që e ...
Trump thotë se s’do ta zgjasë armëpushimin me Iranin
Çitaku: Nuk do ta kisha besuar kurrë se në Kuvend do të kërk...
Haxhiu distancohet nga deklarata e deputetit Geci
Tragjike: Dyshohet për dy të vrarë në Memaliaj