Google ADS

J.Lo mund ta falënderojë pijen e njohur për linjat e saj dhe pamjen rinore

22:45 | 6 Shtator 2022
Trina Galanxhi

Jennifer Lopez duket sikur nuk është plakur aspak.

Edhe pse është 53 vjeç, duket se po sfidon procesin e pashmangshëm të plakjes dhe në një intervistë ajo ka treguar se cili është sekreti, transmeton portal arbresh.info

“Pi shumë ujë. Besoni apo jo, do t’ju ndihmojë të menaxhoni peshën, do t’ju mbajë të hidratuar dhe më bën të ndihem mirë”, tha ajo.

Në vend që të pijë kafe, çaj apo lëngje gjatë ditës, ajo pi vetëm ujë.

Këshillat e saj mund të provohen nga kushdo që dëshiron të mbajë linjat e trupit dhe të ketë pamje rinore.

J.Lo ka treguar gjithashtu se nuk pi duhan dhe se fle nga shtatë deri në nëntë orë.

Sipas shumë studimeve, besohet se pirja e duhanit dhe konsumimi i alkoolit mund të përshpejtojnë plakjen./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale