Sot binjakët e këngëtares së njohur Genta Ismajli, festojnë ditëlindjen e parë.
Ajo dhe partneri i saj, biznesmeni turk, Huseyin Usta, mirëpritën një djalë dhe një vajzë që i kanë pagëzuar me emrat: Ivy Blue dhe Icon.
Genta ka ndarë një fotosesion të tyre, të cilin mes tjerash e ka shoqëruar me një dedikim prekës.
“Qoftë viti juaj i parë me ne i pari nga shumë e shumë të tjera që do të vijnë! E di qe do të na mbushni me aq lumturi sa keni, gjithmonë, kështu urime ditëlindjen”, ka shkruar artistja.
“Nuk mund ta besojmë që ju tashmë jeni një! Paçi një ditë të gëzueshme si gjithmonë dhe qofshi të suksesshëm në jetë! Ju dua me gjithë zemër dhe një falënderim i veçantë gjithashtu”, shkruan tutje ajo.
Genta dhe Huseyin prej shumë vitesh shijojnë një romancë dashurie.
Ata jetojnë mes Zvicrës dhe Kroacisë, për shkak të angazhimeve të partnerit të saj. /arbresh.info/



S’ka asgjë konkrete nga interesimi i Realit për yllin e Live...
OKB pritet të votojë sot për një plan për hapjen e Ngushticë...
Begaj uron NATO-n në 77-vjetorin e themelimit: Shqipëria, pa...
I mituri sulmon tre policë në Zubin Potok, përfundon në mbaj...
Babai raporton vajzën e zhdukur në polici, rasti nën hetime
I mituri ther me thikë bashkëmoshatarin në Podujevë, arresto...