Këngëtarja shqiptare, Dua Lipa, është detyruar që të heq dorë nga dy koncerte të tjera, ku do të ishte shoqëruese e Bruno Mars në turneun e tij australian “24 Magic”.
22-vjeçarja përmes një deklarate zyrtare të premten, anuloi paraqitjen e saj në dy shfaqje në Sidnej.
Një përfaqësues i Duas tha për “Daily Mail”: “Vetëm Brisbane dhe dy shfaqje të Sidnej janë anuluar deri tani”.
Në “Instagram”, këngëtarja tregoi për operacionin e saj në gojë, prej të cilit hoqi dhëmballën e pjekurisë.
“Dita 3, ndjej dhimbjen më të keqe nga operacioni i dhëmbit dhe mezi pres që kjo të mbaroj”, shkroi ajo në një foto.
“Jam kaq me fat që kam miq të tillë të mahnitshëm që kujdesen për mua, duke u zgjuar duke u siguruar se i kam pirë të gjithë antibiotikët, duke më bërë supë dhe duke më përgatitur akull”.`
Mirlindi dhe Vesa bëhen prindër për herë të parë, zbulojnë e...
Luani që mbahej si kafshë shtëpiake në Shqipëri strehohet në...
Chivu kërkon trofe, gati për duelin me Bologna-n
Merz do lejojë përdorimin e aseteve ruse të vendosura në Gje...
Spiropali: Ligji i ri për Diasporën, ridimensionon angazhimi...
Kurti merr pjesë në hapjen e ekspozitës `Kujtesa në fotograf...