Inis Neziri shpallet fituese e festivalit “New Wave” në Rusi

22:29 | 29 Gusht 2019
Arbresh.info

Shqiptarja Inis Neziri ka triumfuar në festivalin që u mbajt në Rusi.   

Inis Neziri nga Shqipëria është shpallur fituese e “New Wave 2019” në Soçi të Rusisë, shkruan Eurovix World.

Këngëtarja shqiptare ka fituar në këtë edicion të “New Wawe” me një diferencë të rehatshme, duke udhëhequr konkursin që nga nata e parë.

Kjo është herë e dytë që Inisi fiton një konkurs ndërkombëtar duke përfaqësuar shqipërinë, pasi ka fituar edhe në edicionin e vitit 2018 të Verbul de Aur në Rumani.

Rezultatet e plota të konkursit ishin si më poshtë:

Inis Neziri (Shqipëri) – 281 pikë
Davinchi (Rusi) – 269 pikë
Iliana Sanchez (Kubë) – 259 pikë
Buranov (Rusi) – 247 pikë
Anna Maria (Ukrainë) – 243 pikë
Sandro Nicolas (Shtetet e Bashkuara) – 243 pikë
Radio Trio (Letoni) – 241 pikë
Aisel (Azerbajxhan) – 234 pikë
Tyom (Armenia) – 230 pikë
Taras (Ukrainë) – 230 pikë
Thomas Grazioso (Itali) – 229 pikë
Victor Balan (Moldavi) – 224 pikë
Juan Ricondo (Spanjë) – 223 pikë

Çfarë është “New Wave”?

New Wave u themelua në vitin 2002 dhe është konkurs vjetor për interpreues të rinj të muzikës popullore. Konkursi është një nga ngjarjet më të mëdha televizive të vitit në Rusi, që përfshin në konkurrent nga e gjithë bota.

Ndër ish fituesit e konkursit janë fituesja e “Eurovision Song Contest 2016”, Jamala, si dhe fituesi i “Junior Eurovision 2003”, Dino Jelusić.

Vendi më i suksesshëm në konkurs është Rusia me gjithsej katër fitore (2002, 2003, 2012 dhe 2018).

Shpërndaje në rrjete sociale