Kanë arritur të kenë famë ndërkombëtare dhe të bëjnë krenar popullin shqiptare me sukseset e tyre.
Rita Ora dhe Bebe Rexha tregojnë vazhdimisht se nga vijnë dhe sa krenare janë për vendin e tyre, shkruan arbresh.info.
Por, raportet e tyre në mes veti kanë qenë gjithmonë në vëmendjen mediatike.
Pas puthjes që dy bukuroshet shqiptare Rita dhe Bebe shkëmbyen së bashku në Nju Jork dëshmuan që ato janë mike madje edhe shumë të afërta me njëra tjetrën.
Edhe imazhet e fundit të postuara nga vet ato tregojnë për raportet e mira që dy këngëtaret kanë.
Rita Ora nesër pritet të lansoj edhe linjën e saj të duksave në bashkëpunim me Roara Republic dhe përkrahja nga Bebe Rexha nuk ka munguar e cila në InstaStory ka treguar se tashmë ajo ka blerë duksat Roara.
Ndërsa, Rita është shprehur shumë e lumtur për këtë fakt e cila e ka falënderuar Bebe.
Ndryshe, Rita Ora mbrëmë ka fituar çmimn ‘Best Pop’ në ‘Global Awards’./Arbresh.info/


“Jemi krenarë”, Osmani uron Luana Bajramin për çmimin Oscar
Pamje nga lokali ku ndodhi vrasja në Gjakovë, shihen vrimat ...
Mbi 100 milionë njerëz në SHBA nën paralajmërime për stuhi t...
Rikthehen Mbappe e Bellingham, Real Madridi publikon listën ...
MBPZHR organizon punëtori për politikat mbështetëse në bujqë...
Punëtorët teknikë të spitalit “Isa Grezda” në Gjakovë nisin ...